Thaçi: Në Uashington, kur është në pyetje Kosova të gjithë flasin me një zë!
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit të tij në ShBA, ka takuar edhe Nancy Pelosi, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.
Nga ana e tij, Thaçi ka thënë se i ka shprehur mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit.
” Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Nancy Pelosi është mike e vjetër e Kosovës dhe për këtë i shpreha mirënjohje gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Në Uashington, kur është në pyetje Kosova, të gjithë flasin me një zë në përkrahje të marrëveshjes së paqes. HTH