75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Erdogan kërkon nga SHBA-të që të heqin taksën për këtë prodhim turk

Presidenti turk, Tayyip Erdogan gjatë ditës së sotme në një intervistë ka thënë se do të donte që SHBA-të të hiqni taksën për çelikun turk, pasi që sipas tij është një pengesë në tregtinë mes dy shteteve.

Uashingtoni dyfishoi tarifat në gushtin e vitit të kaluar për çelikun turk pasi që marrëdhëniet mes dy shteteve u ashpërsuan, transmeton Indeksonline.

Erdogan tha se biznesmenët e dy vendeve duhet që të angazhohen më shumë në investime të përbashkëta./Indeksonline/