75 Mall Live Search
12:00 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbahet protesta në Drenas, “Po du mësues, jo përdhunues”

Nën thirrjet “Po du msus jo përdhunus”, ka nisur protesta para shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.

Protestës i janë bashkangjitur nxënës të shkollës së Drenasit, si dhe aktivistë nga qytetet e Kosovës.


Protesta “Pro mësimit, jo përdhunimit”, më pas do të vazhdojë drejt stacionit policor të Drenasit.

Protestës i janë bashkangjitur edhe disa mësimdhënës.