75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pezullohet nga puna referi i cili ‘ia fali’ Liverpool-it një pikë

Simon Beck ka paguar çmimin për gabimin e tij në ndeshjën West Ham – Liverpool.

Gjyqtari anësor e lejoi James Milnerin të jap një top për Sadio Mane, i cili hapi rezultatin kundër West Ham, pavarësisht se Milner ishte qartazi në pozicion jashtë loje kur mori topin.

West Ham barazoi rezultatin në pjesën e parë, por Manuel Pellegrini ishte mjaft i frustuar me zyrtarët mbi vendimin, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, Bordi i Zyrtarëve të Ndeshjeve (PGMOL) ka reaguar duke pezulluar nga puna Beck për ndeshjet e Premierligës këtë fundjavë.

Për më tepër, sipas Mirror, në formë shakaje ata i kanë thënë Beck që ‘të shfrytëzoj fundjavën për të shkuar në shoping’.

“Unë nuk e përfshij gjyqtarin, sepse ishte gabimi i anësorit” tha Pellegrinit. “Te goli, Milner ishte një metër e gjysmë në pozicion jashtë loje, por nëse e shihni anësorin, ai po shikonte topin e jo vijën”.

“Nëse do të humbisnim 2-1, do të ishte e papranueshme, ishte një gabim dhe i lejuam të barazonin.” Çdo lojë është e ndryshme, që do të thotë që futbolli ju jep shanset për hakmarrje “, shtoi ai.

“Por unë jam krenar për mënyrën se si luajtëm kundër Liverpoolit. Nëse vazhdojmë kështu, do të jem më i lumtur sesa i zemëruar”, përfundoi Pellegrini. /IndeksOnline/

Liverpool manager Jurgen Klopp exchanges words with referee Kevin Friend (right) after the Premier League match at the London Stadium.