“Hajeni barin”
Ish futbollisti i Manchester United, Patrice Evra i ka motivuar tifozët dhe futbollistët para ndeshjes kundër Paris Saint Germain.
“Sigurohuni që nesër do të bëhemi krenar me ju djema, vraponi, jepni gjithçka nga vetja. Hajeni barin. Ju tifozë keni një rol të madh në lojë.
Old Trafford për ne është Teatri i ëndrrave por për kundërshtarët duhet të jetë Teatri i maktheve” deklaroi Evra. F
rancezi ka luajtur për Manchester United nga viti 2006 deri më 2014. Manchester United – PSG zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Indeksonline/