75 Mall Live Search
11:48 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lojtarët e Realit janë zgjuar në gjysëm të natës, në Hotel dëgjuan shpërthime!

Lojtarët e Real Madridit nuk kanë bërë gjumë të mirë para ndeshjes së sotme ndaj Ajaxit. Rreth orës 02 të mëngjesit, në Hotel janë dëgjuar krisma nga shpërthimet e fishekzjarreve të fuqishme.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë katër ultras të Ajaxit. Raportohet se shumica e lojtarëve të Realit janë zgjuar në atë kohë pasi kanë dëgjuar krismat.

Kjo pasi që shumicave e dritave të hotelit në dhomat e tyre janë ndezur.

Real Madridi pritet të bëjë ankesë zyrtare për këtë gjest pasi që një ditë para loje, lojtarët e tyre nuk kanë bërë gjumin e duhur./Indeksonline/