Ky është gjyqtari i cili do ta drejtoj derbin Drita – Gjilani
FKK ka publikuar zyrtarët e ndeshjeve të javës së 18-të në IPKO Superligë.
Ndeshja e parë për këtë xhiro zhvillohet të premtën në stadiumin “Agron Rama” ku KEK-u pret Llapin, shkruan IndeksOnline.
Padyshim ndeshja më interesante e kësaj xhiro është ajo mes Dritës dhe Gjilanit, e cila ishte e paraparë të luhet të dielën, por do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.
Këtë ndeshje do ta drejtoj gjytari Besfort Kasumi, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Ilir Mehmeti.
Në tabelën më poshtë keni zyrtarët e të gjitha ndeshjeve për xhiron e 18′ të në IPKO Superligë:
