Arrestohet personi që po vidhte para në arkën e xhamisë në Istog
Në mesditën e djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person derisa i njëjti po vidhte para në arkën e një xhamie në Istog.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “2 Korriku”, ndërsa ka arritur të kap të dyshuarin pasi ai kishte hyrë në Xhami dhe kishte vjedhur para në arkë, përcjellë Indeksonline.
Deri në një vendim tjetër, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/