Thaqi fitoren ia dedikon kryetarit të Flamurtarit
Flamurtari e ka mposhtur Prishtinën në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës.
Trajneri i skuadrës “kuq e zi”, Arsim Thaqi ka thënë se kjo fitore shkon si urim për kryetarin e klubit për ditëlindjen e tij.
“Fitorja ishte mënyra më e mirë për të arsyetuar shpenzimet. Kjo fitore ishte për kryetarin pasi ka ditëlindjen“, ka thënë Thaqi për Supersport pas ndeshjes.
“Kemi dhënë maksimumin dhe kjo fitore e ka vlerën e veçantë, në vazhdim do të kemi mundësi me marrë rezultate më të mirë”.
“Bruqi e kreu maksimalisht detyrën e tij si qendërmbrojtës që pas kartonit të kuq”.
“Do të pregaditemi që për ndeshjen me Gjilanin të japim maksimumin, na pret një luftë shumë e madhe. Flamurtari nuk do ta ketë problem mbetjen në Superligë“, ka përfunduar trajneri. /IndeksOnline/