75 Mall Live Search
11:37 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Projektligji për Qeverinë saktëson marrjen e përgjegjësive dhe detyrave

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Punues për shqyrtimin e Projektligjit për Qeverinë.

Ai ka thënë se ky projektligj rregullon jo vetëm numrin e resorëve, të emëruarve politikë por edhe numrin e përgjegjësive dhe ndërlidhjen e tyre, njofton Klan Kosova.

“Me këtë projektligj nuk e bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të të punësuarve, por edhe saktësohet marrja e përgjegjësive dhe mënyra e marrjes së detyrave”, është shprehur Haradinaj.

Ndërkaq Koordinatori i grupit, Besnik Tahiri, ka thënë se ky projektligj është hapi më i madh në reformën shtetërore.

Ai ka thënë se Projektligji për Qeverinë është bazamenti i administratës shtetërore.