Dyshohet për një vrasje në Ferizaj
Një person është vrarë para pak minutash në Ferizaj, përkatësisht afër Stacionit të Autobusëve.
Se një rast ka ndodhur në atë pjesë të qytetit, e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Ai ka thënë se ekipet policore tanimë janë në teren dhe po merren me rastin, derisa për informata më të hollësishme do të flasin më vonë.
Indeksonline do tiu mbaj të informuar.



