Zjarr në Veternik
Një zjarr ka përfshi sonte një pjesë të Veternikut të Prishtinës.
Ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se nuk është zjarr serioz dhe se ekipet kanë ndal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.
“Ekipet janë në vendin e ngjarjes, nuk ka rrezik. Edhe pse flaket janë të mëdha, bëhet fjalë për një zjarr fushor”, kanë thënë shkurt nga Zyra e
zjarrfikësve të Prishtinës.