Takohen dy legjendat e KB Prishtinës
Sot në zyret e klubit të Z Mobile Prishtinës u takuan drejtori Florian Miftari dhe legjenda e basketbollit sosovar Ferit Zekolli.
Dy ish basketbollistët me nam biseduan për të gjitha çështjet aktuale lidhur me gjendjen e basketbollit, si dhe potencuan faktin e arritjes më të madhe në historinë e basketbollit kryeqytetas, kualifikimin e Prishtinës në përfundimtaret e Fiba Europe Cup.
Po ashtu dy legjendat, Zekolli dhe Miftari, u pajtuan që së shpejti të dalin me disa veprime konkrete në të mirën e klubit dhe basketbollit në përgjithësi.


