75 Mall Live Search
14:46 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, disa persona të lënduar

Pak më parë një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.

Në të njëjtin aksident janë përfshirë disa vetura, shkruan Indeksonline.

Për pasojë lëndime trupore kanë marrë disa persona.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë. /Indeksonline/