75 Mall Live Search
16:39 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shtylla elektrike prej dy ditësh e rrëzuar në Vrellë të Istogut

Erërat e forta dhe moti i ftohtë gjatë ditëve të fundit në Kosovë, ka shkaktuar dëme edhe në komunën e Istogut.

Në orët e vona të premten, në Vrellë të komunës së Istogut era e fuqishme ka shkaktuar dëme materiale, ku si pasojë është rrëzuar edhe një shtyllë elektrike.

Banorët kanë thënë se ajo shtyllë ka qe dy ditë që qëndron aty dhe ekipet e KEDS-it nuk janë parë në vendin e ngjarjes për të sajuar këtë dëm.