Ekskluzive: Sallah Sherifi trajner i Gjilanit
Pas shkarkimit të Sadat Pajazitit nga posti i trajnerit te Gjilani, drejtori sportiv Sallah Sherifi pritet ta udhëheq skuadrën deri në përfundim të edicionit.
Në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit, Sherifi ishte në stafin e trajnerëve së bashku me asistentin Alban Hyseni, por pa qenë i zyrtarizuar nga klubi si trajner.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Sherifi ka shprehur gatishmërinë ta drejtoj Gjilanin deri në përfundim të edicionit. Ai ka qenë trajner i kësaj skuadre edhe në vitin 2012. /IndeksOnline/