Magani nga Peqini bëhet “kosovar”
Artur Magani është djali i trajnerit të njohur, Gugash Magani. Ai është i lindur në Peqin të Shqipërisë dhe aktualisht veshë fanellën e Feronikelit.
Magani që për herë të parë u transferua në Kosovë të Liria e Prizrenit nga trajneri Blendi Shkëmbi, në klubin e ri te Feronikeli është regjistruar si kosovar.
Në faqen zyrtare të klubit “feronikelifc.com” figuron shtetësia e Maganit “Kosovë”, në vend se të jetë “Shqipëri”. /Indeksonline/
