75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Largohen rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme janë larguar rrethojat në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se prej kur komuna e ka marrë nën menaxhim Stacionin kanë zbuluar shumë parregullsi.

“Para disa muajsh kemi marr në qeverisje Stacionin e Autobusëve.  Kemi zbuluar shumë parregullsi, kemi rritur të hyrat dhe kemi larguar pagesat për udhëtarët dhe kemi arritur marrëveshje me shoqatën e transportuesve. Sot po i largojmë rrethojat e panevojshme”, ka shkruar Ahmeti.