75 Mall Live Search
12:59 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Presidenti i KOK-ut tregon se me sa garues do të marrë pjesë Kosova në “Tokyo 2020”

Në Lojërat Olimpike “Rio de Janeiro 2016” Kosova kishte marrë pjesë me 8 garues, 2 prej tyre kishin plotësuar normën olimpike ndërsa 6 kishin udhëtuar me ftesë.

Por tani situata është duke ndryshuar për të mirë. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani në një intervistë për Indeksonline, ka deklaruar se Kosova pritet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike verore “Tokyo 2020” me 10 garues.

“5 deri në 6 xhudistë mendojmë se do ta arrijnë normën olimpike. Shpresoj shumë që edhe boksierja Donjeta Sadiku ta marrë vendin e parë në Lojërat Evropiane Minsk 2019 dhe të arrijë poashtu normën olimpike. Nëse 7 garues e fitojnë këtë normë do të ishte mrekulli. Në përgjithësi pres që Kosova të udhëtoj në Tokjo me 10 garues” u shpreh Hasani.

Pritjet më të mëdha sigurisht që vijnë nga sporti i xhudos. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova do të jenë pretendente për medaljen e artë në Japoni. /Indeksonline/