75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Digjen varrezat në Veriq të Istogut

Rastet e zjarrvënies me apo pa qëllim, në Kosovë janë shumë të shpeshta, por për fat të mirë, pa pasoja.

Mirëpo, sonte në fshatin Veriq të Istogut janë përfshirë nga zjarri varrezat e fshatit, shkruan Indeksonline.

Banorët e fshatit kanë thënë për Indeksonline se një person i vuri zjarrin arës së tij, e i cili pastaj u shpërnda dhe përfshiu varrezat.

Sipas banorëve, të gjitha varrezat janë bërë shkrumb e hi nga zjarri. /Indeksonline/