Hajnat në një shtëpi në Ferizaj vjedhin stoli ari, para e pushkë gjuetie
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij mbrëmë.
Me ç’rast i kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje.
Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin./Indeksonline/