75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Real Madrid ka humbur durimin me Bale

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Real Madridi ka humbur durimin me Gareth Bale dhe do të kërkojnë që ta largojnë lojtarin gjatë afatit të transferimeve të verës.

Gjatë verës së vitit 2017, drejtuesit e Madridit ishin të gatshëm që ta largojn uellsianin në drejtim të Manchester United për t’ia liruar vendin yllit të PSG, Kylian Mbappe, megjithatë Bale nuk pranoi të largohej dhe kjo ishte arsyeja që ndaloi ardhjen e francezit tek Real Madridi, sipas gazetës spanjolle.

Bale ka qenë mjaft shumë i lidhur shumë me një rikthim në Premier Ligë, përveq Manchester United poashtu edhe Chelsea dhe Tottenham kishin qenë të interesuar për të përfunduar një marrëveshje me yllin e Real Madridit. /IndeksOnline/