75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Callandes: Do të luajmë në një ”planet” tjetër, Anglia nuk është Maltë

Kosova gjatë muajit mars do të zhvilloj dy ndeshje, një miqësore kundër Danimarkës dhe fillon kualifikimet kundër të Euro 2020.

Trajneri i Kombëtares, Bernard Challandes ka realizuar një intervistë në “Supersport” ku ka folur për mënyrën e lojës.

Ai ka thënë se kundërshtarët e tanishëm nuk janë Maltë ose Azerbajxhan, janë nga një planet tjetër.

Ne kemi dy synime në këtë ndeshje. Fillimisht kjo është ndeshje parapërgaditëse për Bullgarinë, nuk është miqësore. Unë duhet të shikojë se cilët futbollistë do të kenë nevojë për minuta që të adoptohen për ndeshjen me Bullgarinë. Kur them që do të jetë ndeshje parapërgatitëse do të thotë që nuk do të bëj shumë ndryshime në formacion. Kemi pasur paraqitje të mira me këtë ekip dhe mos prisni shumë risi. Nuk kam asnjë futbollist të ri në dispozicion që ka marrë pasaportë kosovare. Rezultati i ndeshjes me Danimarkën do të jetë i rëndësishëm. Duhet të tregojmë që jemi gati të luajmë kundër kombëtareve të mëdha. Kur ka qenë në pyetje Malta, ata janë frikësuar nga ne dhe kanë qëndruar në mbrojtje. Por Danimarka do të vijë këtu për të bërë presing gjatë tërë kohës“, ka thënë trajneri.

Është planet tjetër dhe nivel tjetër. Kam respekt për të gjithë kundërshtarët por nuk mund ti krahasojmë Azerbaixhanin dhe Maltën me Anglinë e Çekinë. Futbollistët e këtyre ekipeve luajnë në ligat më të forta në Evropë dhe kanë shumë eksperiencë. Për sulmuesit tanë do të jetë e vështirë të krijohet një rast i mirë për gol. Por megjithatë edhe ne kemi futbollistë të mirë si psh Rashica që po shënon në Bundesligë, Zeneli po ashtu në Francë. Muriqi është në formë të mirë në Turqi. Është sfidë shumë vështirë për të gjithë futbollistët, sepse në kualifikime do të jenë rrethana krejt tjera. Edhe nëse nuk arrijmë sukses në kualifikime ne prap kemi mundësi përmes Ligës së Kombeve. Futbollistët duhet të jenë të vetdishëm që ne jemi vetëm 2 fitore larg për të plotësuar ëndrrën, që të marrim pjesë në kampionatin evropian“, shtoi zvicerrani. /IndeksOnline/