75 Mall Live Search
20:53 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Mimoza Kusarin e nxjerrin jashtë me sigurim pas debatit të nxehtë

Sot në Gjakovë u protestua kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit

Shoqëria civile në Gjakovë protestoi nën moton “MosEprekKullën”, njofton Klan Kosova.

Këtë po e bëjnë kundër shfuqizimit të parcelave dhe ndërtimeve shumë katëshe në afërsi të Kullës së Sulejman Vokshi-t.

Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Gjakovës, ku po diskutohej çështja e shpronësimit prezente ishte edhe ish e para e Komunës së Gjakovës, si dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila , e cila u përplas me fjalë me të pranishmit duke i akuzuar për mos-qeverisje të mirë.