75 Mall Live Search
23:18 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Celina do të grumbullohet me Kosovën pas 6 muajsh

Mesfushori i Swanseat, Bersant Celina nuk ka qenë i grumbulluar me Kosovën në 4 ndeshjet e fundit në Nations League.

Në tetor trajneri Bernard Challandes kishte deklaruar se vendimi për të mos e grumbulluar ka qenë i mirë se ardhur për Celinën, ndërsa në nëntor 22 vjeçari kishte pësuar një lëndim.

Burime te Indeksonline, bëjnë të ditur që trajneri Bernard Challandes do ta ftojë Celinën për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Madje ka shumë mundësi që për shkak të formës së mirë që po kalon, mesfushori kosovar të luaj nga fillimi.

Kosova luan miqësoren me Danimarkën me 21 mars ndërsa me Bullgarinë me 25 mars, që është sfida e parë kualifikuese për Euro 2020.

Ndeshjen e fundit dhe të vetmen në Nations League, Celina e kishte zhvilluar kundër Azerbajxhanit në shtator. /Indeksonline/