Detaje nga grabitja e armatosur në ‘Maxi’, ja sa para u vodhën
Mbrëmë në rrugën “Henry Dynan” në Prishtinë ndodhi një grabitje e armatosur, më saktë në marketin ‘Maxi’.
Sot policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari ka arritur të marrë 620 euro gjatë aktit, transmeton Indeksonline.
“Viktimat mashkull K-Shqiptar dhe femër K-Shqiptare punëtore në Maxi- Market kanë raportuar se një i dyshuar i panjohur i maskuar ka hyrë në lokal me armë të shkurtë (revole) dhe nën kërcënim të armës ka grabitur (gjashtëqind e njëzet) 620 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/