Arsenali s’është as për Europa League, nuk fiton as Interi
Arsenali ka pësuar humbje të rëndë me rezultat 1-3 kundër Rennes në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Londinezët kaluan të parët në epërsi me golin e Iwobit në minutën e katërt të ndeshjes.
Punët keq për Arsenalin u bënë në minutën e 41-të, kur Sokratis ndëshkohet me të kuq, shkruan Indeksonline.
Skuadra franceze e shfrytëzoi për mrekulli superioritetin numerik duke shënuar tri gola.
Bourigeaud (42′), Monreal (65′ autogol) dhe Sarr në minutën e 88-të.
Në ndeshjen tjetër Interi ka barazuar pa gola kundër Eintracht Frankfurd.
Ndeshjet e kthimit do të luhen me 14 mars. /IndeksOnline/