75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

UEFA del me sqarim zyrtar për penalltinë në ndeshjën PSG – Manchester United

UEFA ka lëshuar një shpjegim për penaltinë e dhënë në ndeshjën PSG – Manchester United, e cila ndihmoi “Djajtë e Kuq” të kualifikohen tutje.

Referi Damir Skomina u njoftua nga dhoma e VAR me kodin “incident serioz i humbur”. Pas shikimi të reprizave, UEFA tha se gjyqtari dha penaltinë me arsyen sepse “krahu i Kimpembe nuk ishte afër trupit të tij” kur Dalot bëri goditjen e topit.

“Pas rishikimit, gjyqtari konfirmoi se distanca me top nuk ishte e shkurtër dhe ndikimi nuk mund të ishte aspak i papritur”.

“Krahu i mbrojtësit nuk ishte afër me trupin, gjë që bëri që topi të ndalet në drejtimin e portës. Gjyqtari kështu akordoi penalti. Të gjitha vendimet e lartpërmendura janë në pajtueshmëri me protokollin e VAR-it” thuhet në sqarimin e UEFA-s. /IndeksOnline/