E pyesin për Real Madridin, Pochettino jep përgjigje pozitive!
Mauricio Pochettino, foli në një intervistë me TVE në lidhje me mundësinë e të qenit trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Trajneri aktual i Tottenham s’e ka përjashtuar këtë mundësi duke thënë se është kënaqësi për tu rikthyer në La Liga.
“Natyrisht që do të kthehesha, njëri është gjithmonë i hapur për projekte të reja. Shpresoj që një ditë të mund të jem atje dhe të bëj një futboll të bukur e fitues. Në Real kam shumë shokë, e respektoj tej mase si skuadër. Në fund të edicionit do të ulemi për të biseduar me pronarët ne Tottenham” ka thënë Pochettino.
Sipas mediave spanjolle, Pochettino është në listën e ngushtë të Perez për të pasuar Solarin./Indeksonline/