Policia jep detaje për aksidentin që ndodhi mbrëmë në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Fehmi Agani”, në kryeqytet, ku janë përfshinë tri vetura dhe u lënduan tre persona.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 02:00 ka ndodh aksidenti ne rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Ne aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku janë lënduar tre persona. Të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.