75 Mall Live Search
12:53 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Reagon OVL e UÇK-së: Gazetari Graham William Phillips, punon për interesat ruse

Organizata e Veteranëve të Luftës nëpërmjet një reagimi, ka thënë se nuk janë të habitur me Graham William Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse.

Organizata e veteranëve thotë se të gjithë e dinë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin.