Gratë alpiniste e festojnë 8 marsin në 2213 metra lartësi
Dita e grave, 8 marsi është festuar në forma të ndryshme nga gra të profesioneve të ndryshme.
Por alpinistet e Shoqatës Bjeshkatare “Shkëmbi” për nderë të kësaj feste janë ngjitur në vargmalet e Sharrit në Oshlak me 2213 metra lartësi mbi detare.
“Shoqata Bjeshkatare Alpiniste Shkëmbi për nder të 8 Marsit realizoi ngjitjen në vargmalet e Sharrit ne Oshlak me lartësi 2213m/lmd me mesazhin se edhe gratë janë të barabarta në shoqërinë tonë me theks të veçantë në punësim,arsim e fusha tjera!”, thuhet në njoftimin e tyre. /IndeksOnline/
