75 Mall Live Search
23:44 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Florent Hasani: “Besoj që shumë shpejt do të jem pjesë e Kosovës”

Mesfushori Florent Hasani që luan te ekipi Diosgyor në Hungari, pritet të ftohet për herë të parë te Kosova.

21 vjeçari është optimist se do ta marrë ftesën së shpejti.

“Jo ende nuk ka arritë ftesa, unë si lojtar po e kryej punën time. Për ftesën do të vendos trajneri. Besoj që shumë shpejt do të jem pjesë e Kosovës” deklaroi Hasani për Supersport.


Ai ka folur edhe për transferimin eventual në ndonjë tjetër kampionat.

“Duke pasur parasysh formën që po kaloj, nëse vazhdoj kështu besoj që në verë do ta marr hapin e radhës” deklaroi Hasani. /Indeksonline/