Daut Haradinaj: Kushdo që ka fakte, le t’i shpalosë, lëni shpifjet e pallavrat
Daut Haradinaj ka reaguar në kuvend ndaj akuzave të disa deputetëve në seancën e sotme. Deputeti i AAK-së ka bërë thirrje që kushdo që ka fakte për keqpërdorime, le t’i shpalosë, por mos të merret askush me shpifje e pallavra.
Ai nuk është pajtuar me një deklaratë të Milaim Zekës që ndërlidhej me shpenzimet e Edita Tahirit sa ishte pjesë e delegacionit të Kosovës me Serbinë.
“Nuk po e mbroj Edita Tahirin, se kurrë nuk jam pajtu me të, por ka qenë qenë përfaqësuese e Kosovës në dialog. Njëjt në një të ardhme do të kemi një raport të delegacionit aktual të Kosovës që është i caktuar për të dialoguar me Serbinë. Kemi kemi prova, duhet me i qit. Nuk ka asnjë kontratë me shkrim se si janë shpenzu e çfarë janë shpenzu. Çdo debat është i mirëseardhur, por jo me shpifje e akuza pa baza, tu na kallxu pallavra të Rekës së Keqe” ka thënë Daut Haradinaj./Indeksonline/