Aksidenti në Vitomiricë, policia jep detajet
Policia e Kosovës, përmes një komunikatë për media ka bërë të ditura detajet nga aksidenti në fshatin Vitomiricë, njofton Indeksonline.
Sipas Policisë, nga aksidenti ku janë të përfshira dy vetura, ka mbetur i vdekur një 63 vjecar me inicialet N.R, ndërsa dy gra të tjera janë lënduar, njëra prej të cilave me lëndime të rënda trupore.
“Ju informojmë se sot me datën 16.03.2019. rreth orës 12:15 ne rrugën Pejë-Istog, në dalje të fshatit Vitomiricë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VË’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”. /Indeksonline/