75 Mall Live Search
17:40 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Danimarkës tregon a do ta aktivizoj Eriksenin kundër Kosovës

Trajneri i Danimarkës, Age Haride ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes miqësore kundër Kosovës që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

65 vjeçari është pyetur se a do t’i aktivizoj futbollistët më të mirë kundër “Dardanëve”, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se ka gjashtë zëvendësime dhe beson se do të bëjë të gjitha për t’i provuar të gjithë futbollistët në dispozicion.

“Ne i kemi gjashtë zëvendësime në dispozicion. Kundër Kosovës do t’i bëjmë të gjitha zëvendësimet dhe mendoj se do t’i shihni në fushë të gjithë futbollistët e famshëm”, ka thënë Haride.

Në fushën e “Fadil Vokrrit” pritet të luajnë futbollistë si Eriksen, Christensen e Schmeichel. /IndeksOnline/