75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Kosovë – Danimarkë

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës, ndeshje kjo që zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 19:00.

“Dardanët” në këtë ndeshje do të provojnë forcat me një kundërshtar të nivelit të lartë, sfidë që shërben si matës për përballjet e ardhshme në Grup A kualifikues.

Të dyja kombëtare kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje.

Ajo cfarë vlen të theksohet është se ylli danez Christian Eriksen nuk është në formacionin startues.

Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Kosova: Muric, Aliti, Shala, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada

Danimarka: Schmeichel, Ankersen, Christensen, Bruun Larsen, Delaney, Jorgensen, Braithwaite, Jorgensen, Dalsgaard, Lerager, Hojbjerg