75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Mblidhet Qeveria

Ekzekutivi i Republikës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Qeveria e Kosovës, me fillim prej orës 14:00 sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit, kjo mbledhje e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, është mbledhje e rregullt.

Përpos njoftimit që do të mbahet mbledhja, Qeveria nuk ka bërë publike pikat e rendit të ditës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar para disa ditësh se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

Haradinaj kishte shkruan se me ligjin e ri do të ndalohen Lojërat e Fatit në Kosovë. “Të nderuar qytetarë,

Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit” thuhet në njoftim. /Indeksonline/