75 Mall Live Search
17:41 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Reshitaj në konferencën ‘Katalizimi i inovacionit’ organizuar nga Banka Botërore

Këshilltarja e kryeministrit të vendit, Albena Reshitaj është duke marrë pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në qeverisjen e tokave dhe menaxhimin e varfërisë që është duke u mbajtur në Washingtn D.C.

Tutje ajo theksoi se në konferencën ‘Katalizimi i inovacionit’ theks të veçantë i jepet edhe përfaqësimit të gruas në të drejtat e tyre pronësore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Bankës Botërore, e deleguar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës po marr pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në qeverisjen e tokave dhe menaxhimin e varfërisë që është duke u mbajtur në Washington D.C.

Konferenca ” Katalizimi i inovacionit” organizuar nga Banka Botërore, prezanton hulumtimet dhe inovacionet e fundit në procedurat dhe praktikat e qeverisjes së tokës në gjithë botën. Gjithashtu një theks të veçantë i ipet edhe përfaqësimit të gruas në të drejtat e tyre pronësore.