75 Mall Live Search
16:20 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova U-17 mposhtet me rezultat minimal nga Spanja U-17

Kosova U17 ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të Raundit Elit.

Djelmoshat e përzgjedhësit Besnik Kollari, u mundën nga gjiganti botëror, Spanja U17, me rezultat 1:0.

Dardanët u mbajtën mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën 0:0.

Goli fatal erdhi në minutën 54, i shënuar nga Montero.

Ndeshjet e Raundit Elit të grupit të Kosovës po luhen në Zvicër, pasi UEFA ia kishte marrë organizimin Spanjës, shkaku i mos lejimit të simboleve tona shtetërore.

Kujtojmë që Kosova U17, për herë të parë u kualifikua në Raundin Elit. Me këtë humbje ata u eliminuan. Ndeshjen e fundit e luajnë me Greqinë U-17, ndërsa të parën e humbën 2:0 nga Ukraina U17.