Pyetja me vend e Rexhep Selimit: A ka zjarrëfikësa në këtë vend?
Temperaturat ende në Kosovë nuk kanë hipur mbi 20 gradë, por pavarësisht këtij fakti, malet tona po digjen anë e kënd vendit.
Për këtë dukuri shqetësuese, deputeti i Vetëvendosjes ka bërë një reagim gjersa ka publikuar fotot ku sot shihen se si po digjen malet në rrugën që kalon Ferizaj-Han i Elezit.

“Ne te dy anet a autostrades miliardeshe Ferizaj-Hani i Elezit, sikur ne kohe lufte, zjarret e kane kapluar vendin.
A ka zjarrefikesa ne kete vend apo vetem zjarrevenesa???
MPB-ja dhe agjensionet vartese te saj duhet te reagojne menjehere ne shuarjen e zjarreve.
Nese tani ne Mars ka kaq shume zjarre ne pyjet e Kosoves, cka do te ndodhë ne Korrik e Gusht kur temperaturat jane te larta?” shkruan Rexhep Selimi në Facebook.

Deçani dhe Istogu janë dy komunat e tjera që së fundi janë përballur me këtë dukuri shqetësuese./Indeksonline/.