Kryetari i Deçanit: Edhe kjo po bojka vaki, çuditet me hajni!
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është ndier i befasuar me një veprim të hajnave.
Ramosaj ka njoftuar se si persona të pandërgjegjshëm kanë vjedhur shtylla elektrike të një projekti të rëndësishëm për bjeshkët e Deçanit.

“Edhe kjo po bojka Vaki!
Kur jemi në prag të realizimit të projektit për elektrifikimin e bjeshkëve, projektit më të rëndësishëm për qytetin tonë, spo mund të besoj që ka njerz që i vjedhin” shtyllat elektrike të vendosura për këtë projekt” shkruan Ramosaj në Facebook./Indeksonline/
