Ylli afrikan zbulon se në janar i tha JO Barcelonës
Odion Ighalo ka thënë se e ka refuzuar Barcelonën në muajin janar. Sulmuesi që nga Watford është transferuar në Kinë ka thënë se nuk donte të ishte rezervist te Barcelona dhe për këtë e ka refuzuar.
Marrëveshja do të kishte qenë një kredi gjashtëmujore dhe Ighalo do të duhej të ishte zgjedhja e fundit në sulm nga Valverde.
“Agjenti im më foli për një interes të huazimit nga Barcelona. I thashë JO sepse nuk meritoj të jem zgjedhja e fundit në sulm. Unë sapo kisha përfunduar si golashënuesi i dytë më i mirë në Kinë me 21 gola, andaj e dija se meritoja më shumë.
Ishte një vendim i lehtë për të bërë dhe zgjodha të qëndroja në Kinë duke u bashkuar me Shenhua në një kontratë më të gjatë” ka thënë Ighalo./Indeksonline/