75 Mall Live Search
14:40 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Po digjen malet e Batllavës, nuk ndalen zjarret në Kosovë

Djegia e maleve në Kosovë nuk po ndalet. Çdo ditë po ka raste të reja të djegieve të maleve.

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe malet e Batllavës sot. Këto male janë përfshirë nga zjarret.

Zjarrëfikësit janë paraqitur menjëherë për të shuar zjarrin. Indeksonline ju sjellë më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet kryesore janë se zjarret e fundit në Kosovë janë të qëllimshme dhe prapa tyre qëndron faktori njeri, sigurisht njeri i paskrupullt.

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdesë./Indeksonline/