75 Mall Live Search
16:19 / E Shtunë, 30 Mars 2019 / indeksADMonline

Inspeksioni paralajmëron kompanitë e ndërtimeve: Shtoni kujdesin, gjobat do të jenë të larta

Drejtoria e Inspeksionit ka paralajmëruar kompanitë e ndërtimeve që të pastrojnë rrugën të cilën e ndotin me makineritë.

Përndryshe, gjobat për ta do të jenë të larta.

“Në prani të inspektorëve kujdestarë, kompania detyrohet ta pastrojë rrugën të cilën e kishin ndotur makineritë e veta. Tash që po i afrohemi sezonës së ndërtimeve, iu bëjmë thirrje të gjitha kompanive që ta shtojnë kujdesin, sepse gjobat do të jenë të larta”, thuhet në një njoftim.