Tottenhami paralajmëron Real Madridin “Paguani 150 milionë euro, u’a japim Eriksenin”
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidani ka planifikuar që në projektin e edicionit të ardhshëm ta përfshijë edhe yllin danez Christian Eriksen.
Megjithatë Tottenhami ia ka vënë një çmim shumë të lartë mesfushorit, 150 milionë euro.
Gazeta britanike “Mirror’ pohon se drejtori ekzekutiv i Spurs, Daniel Levy, i ka bërë me dije Real Madridit që për asnjë stërlinë më lirë nuk e lëshon Eriksenin.
Kjo shumë do ta bënte danezin lojtarit e tretë më të shtrenjtë në histori të futbollit, pas Neymarit dhe Kylian Mbappes nëse gjiganti spanjoll vendos ta paguajë atë. /Indeksonline/