75 Mall Live Search
11:20 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Pamje të rënda! Shqiptari masakrohet me thika në sy të gardianëve në burgun grek

Burgjet greke janë ndër burgjet që mbajnë më së shumti të burgosur shqiptarë.

Kohët e fundit përleshja mes bandash në ambientet e burgjeve është kthyer si një kasphanë e vërtetë.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme një shqiptarë u dhunua nga disa shtetas grek e afrikanë.

Së fundmi mediat greke i kanë kushtuar një reportazh ‘luftës’ së shqiptarëve me grekët dhe të burgosurit e tjerë brenda burgjeve.

Tanea.gr ka publikuar edhe një video që daton e 14 janarit të këtij viti, ku tregohet se si një shqiptar emri i të cilit nuk u bë i ditur u masakrua me thika nga dy grekë në sy të gardianëve.

Shqiptari vrapon brenda burgut për tu shpëtuar goditjeve por agresorët janë të pamëshirshëm dhe e godasin ku të munden .

Në këtë datë në burgun e Koridhallos në Greqi ka humbur jetën gjatë një përleshje shqiptari Albert Bako, por grekët në videon e publikuar nuk saktësojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje, pasi nuk jepet emri i shqiptarit që u sulmua dhe cfarë ndodhi më pas.

Në dokumentar theksohet se nga kaosi në burgjet greke në 10 muajt e fundit janë shënuar 26 viktima nga përleshjet, ku mes tyre ka pasur edhe disa shqiptarë.