75 Mall Live Search
18:51 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Leclerc i pafat, dominon garën por Mercedes shfrytëzon gabimin teknik të Ferrarit

Mercedes Benz ka triumfuar në garën për Çmimin e madh të Bahreinit.

Skuadra gjermane me dy pilotët, Lewis Hammilton dhe Valteri Botas dolën të parët falë një problemi në xhirot e fundit të Ferrarit.

Leclerc kishte dominuar të gjithë garën, por motori i veturës së tij pati humbje të fuqisë dhe humbi shumë në 10 xhirot e fundit duke përfunduar në vendin e tretë.

Në pozitën e katërt përfundoi Max Verstapen derisa Sebastian Vettel mbylli garën në pozitën e pestë. /IndeksOnline/