Spalleti: Messi e bën diferencën, jo Icardi
Inter është mposhtur 1-0 nga Lazio në Serie A në San Siro dhe të gjithë e kanë me Spalletti-n.
Trajneri la jashtë ekipit sulmuesin e rikthyer Mauri Icardi dhe u pa qartë se skuadra kishte nevojë për argjentinasin në minutat e fundit të takimit.
Megjithatë, trajneri zikaltër nuk mendon kështu, më poshtë keni deklaratën e tij.
Icardi – “Negociatat janë të turpshme për tifozët e Inter dhe për ata që e duan këtë klub. Ata duhet ta lusin dikë për të veshur fanellën e ekipit. Kjo është e turpshme“.
“Icardi duhet të qëndrojë një ndeshje jashtë. Nëse vazhdon të sillet siç është sjellë kohët e fundit, atëherë mund të fillojë të rikthehet në skuadër. Njerëzit thonë se humbëm ndeshjen sepse nuk ishte Icardi, por kemi humbur ndeshje edhe me të në fushë“.
“Messi bën diferencën, jo Icardi, me gjithë respektin që kam për të.”
Humbja ndaj Lazio-s – “Është një humbje e rëndë ndaj një rivali direkt. Kemi kontrolluar ndeshjen për periudha të gjata, por ishim të pafat dhe kemi humbur mundësitë tona. Goli i tyre i lejoi të fokusoheshin në fazën defensive.”