75 Mall Live Search
16:52 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Brnabiç me deklaratë skandaloze, thotë që nuk po hetohen krimet e luftës të bëra ndaj serbëve

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç është e njohur për deklarata skandaloze dhe të pabazuara në fakte.

Në një intervistë të fundit të bërë për mediat serbe, Brnabiç ka thënë që nuk pret që gjykatat e Kosovës të merren seriozisht me krimet e luftës të bëra ndaj serbëve, transmeton Indeksonline.

Tutje, ajo tha që krerët e shtetit të Kosovës po pengojnë serbët që të kenë të drejtët e tyre themelore.

“Njerëzit të cilët nuk lejojnë të drejtat themelore të njeriut, lirinë e mediave të cilët vendosin benzinë mbi zjarr mbi një bazë etnike- unë vërtet nuk mund të besoj dhe as të pres që ata të merren me krimet e UÇK-së.”, u shprehë në skandaloze Brnabiç./Indeksonline/